Lajme


Balfin Group

“Balfin Group” është një nga grupet më të mëdha dhe me të suksesshme në biznesin shqiptar. Aktivitetet kryesore të “Balfin Group”, janë: shitja me pakicë dhe zhvillimi i pasurive të patundshme.

Vështrim i përgjithshëm

Grupi u krijua në Vjenë, në maj të vitit 1993, duke filluar kryesisht me tregtinë e shitjeve me shumicë të pajisjeve elektroshtëpiake.
Aktualisht zyrat qendrore të këtij grupi janë në Tiranë, Shqipëri. Ky grup përfshin një numër kompanish, që operojnë në vend, por bizneset me pajisje elektronike janë prezent, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e Ballkanit.
Ky grup është pronësi private dhe zotërohet nga z.Samir Mane, i cili është pronar dhe Drejtor Ekzekutiv i Grupit .

“Balfin sh.p.k”, është kompania zotëruese. Në kuadër të shtesave dhe minoriteteve të investimeve në zotërim, ka edhe aksionerë të tjerë.
Grupi numëron afërsisht 1,000 punonjës, prej të cilëve 600 në Shqipëri dhe 400 të tjerë jashtë vendit.
“Balfin Group” është karakterizuar gjithmonë nga entuziazmi dhe përkushtimi, risia dhe dëshira për të udhëhequr dhe marrë pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin dhe zgjerimin në Ballkan, në ekonominë shqiptare dhe në tregjet në të cilat operohet.

Aktivitetet e biznesit

    * Shitja me Pakicë: “Balfin” është grupi më i madh i shitjeve me pakicë në Shqipëri, i cili konsiston në shitjen me shumicë dhe pakicë të pajisjeve elektronike ( Neptun ), në shitja me pakicë të veshjeve ( Fashion Group ) dhe në shitja me pakicë të produkteve ushqimore të krijuar më parë ( zinxhiri i supermarketeve Euromax , i cili u shit në shtator 2008).
    * Zhvillimi në fushën e ndërtimeve : Kompania është ndërtuese, investitore dhe operuese në një numër projektesh nëpërmjet vartëses, kompanisë “ManeTCI” .
Projektet e përfunduara deri tani janë qendra tregtare “Univers”, një nga më të mëdhatë dhe më të suksesshmet në mbarë vendin, si dhe ndërtimi i një sërë apartamentesh.
Një sërë projektesh të tjera janë në proces, përfshirë këtu qendrën më të re tregtare “Tirana East Gate”, e cila parashikohet të hapet në fund të vitit 2010.

Grupi gjithashtu përfshin:

  *"ACREM". Kompania e cila operon kryesisht me menaxhimin e pasurive të patundshme.
  * “Balfin Property Franchising”, i cili është zotërues i master-franchise të RE/MAX për rajonin, ku përshihen Shqipëria dhe Maqedonia


      
Investimet

“Balfin Group” ka investuar në një seri aktivitetesh dhe biznesesh

    * “Supersport” (kanali televiziv, sportiv shqiptar, “Pay Tv”, (programi televiziv me parapagesë)
    * Në dy kompani veshjesh të shitjes me pakicë, jashtë grupit “Fashion” .

Këto investime ndryshojnë me kohën, si edhe në bazë të mundësive dhe zhvillimeve të reja.
Për më shumë, ju ftojmë të vizitoni faqen tonë në internet .
 

  (C) 2009 Balfin Group. All rights Reserved. Design by Kebi Group